Zelenskyy paralajmëron ukrainasit për sulme të mundshme ruse gjatë festave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e ka paralajmëruar populln e Ukrainës që të jetë vigjilent përgjatë kohës së festave

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë festave. Ai u bëri thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditëve në vijim.

“Me afrimin e sezonit të festave, terroristët rusë mund të aktivizohen përsëri”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Presidenti u takua me udhëheqësit ushtarakë ukrainas më 23 dhjetor, pasi u kthye në Kiev nga Uashingtoni, me ç’rast tha se ushtria po përgatitet për muajt e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.

“Detyrat tona mbesin të pandryshuara. Ky është çlirimi i tokës sonë, është siguria për popullin tonë, rindërtimi i vendit tonë pas sulmeve ruse. Këto janë komponentët e fitores së Ukrainës, që ne po u ofrohemi hap pas hapi”, tha ai.

Vizita e Zelenskyt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 21 dhjetor, ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës që nga 24 shkurti. Përgjatë vizitës së tij, Zelenskyy takoi presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin, diskutoi për ndihmën dhe rrjedhën e luftës.

Krahas kësaj, Zelenskyy tha se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër një ushtrie ruse të armatosur më mirë, por shtoi se ndihma ushtarake dhe financiare e ShBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare.

Biden shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën në vlerë prej 1.85 miliardë dollarësh, e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot. Megjithatë, ky sistem nuk do të pozicionohet menjëherë, sepse trupat amerikane fillimisht duhet t’i trajnojnë forcat ukrainase se si ta përdorin dhe mirëmbajnë atë, transmeton REL.

Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika