Reagon Hovenier: Media duhet të jetë në gjendje të punojë e lirë nga kërcënimet e dhunës dhe frikësimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në Kosovë, Jeff Hovnier, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve që kanë ndodhur në ditët e fundit në katër komunat veriore të Kosovës.

“Media duhet të jetë në gjendje të punojë e lirë nga kërcënimet e dhunës dhe frikësimit”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Sipas kësaj komunikate, ambasadori Hovenier së bashku me zyrën e Bashkimet Evropian(BE) në Kosovë, janë solidarizuar me Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ku i kanë dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve kosovarë në veri të vendit.

“Një shtyp i lirë, i pavarur është shtrati i demokracisë”, thuhet tutje në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

Ky reagim erdhi pasi të hënën e 26 dhjetorit është sulmuar një ekip i gazetarëve të televizionit Klan Kosova në veri derisa ishin duke kryer punën e tyre.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika