Sekuestrohen mbi 28 mijë euro të padeklaruara në Morinë, ndalohen dy shtetas nga Gjilani

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se janë sekuestruar 28 mijë e 500 euro dhe janë proceduar penalisht dy persona në Morinë

Pika kufitare në Morinë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se janë sekuestruar 28 mijë e 500 euro dhe janë proceduar penalisht dy persona në Morinë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Tutje, njoftohet se gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 mijë e 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 mijë e 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro”.

Mes të tjerash në njoftimin e Policisë thuhet se në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës i kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika