Vuçiq: Ka ‘këmbëngulje histerike’ për heqjen e barrikadave në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se ekziston një “këmbëngulje histerike” për heqjen e barrikadave në veri sepse sipas tij “është i nevojshëm dëbimi i serbëve nga Kosova”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare rreth çështjes së bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës.

Ai në një konferencë për media pas takimit të tij me kreun e Kishës Ortodokse Serbe (KPS), patriarkun Porfiri, ka theksuar se bisedimet janë të vështira, dinamike dhe serioze.

“Jemi në bisedime me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Ne kemi të përfshirë të gjithë njerëzit tanë, burimet e mundshme dhe po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi”, ka deklaruar Vuçiç.

Sipas Vuçiqit, siç shkruan gazeta serbe Danas,“Prishtina në mënyrë histerike po kërkon heqjen e barrikadave”, duke pretenduar kështu se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare “po kënaqen me dëbimin e serbëve”.

“Serbët nuk kanë shkuar në barrikada sepse u ka shkuar në mendje dhe gjëja më qesharake është kur Sveçla thotë se do të sulmonin integritetin territorial”.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja, një në veri të Mitrovicës dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës.

Ky lokacion gjendet në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh pjesën veriore të Mitrovicës me atë të jugut.

Ndërkaq, barrikada te Shkëmbi i Dudës është vendosur në urën që lidh veriun e Mitrovicës me rrugën kryesore Prishtinë – Rashkë.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor. Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika