Nagavci: Është e rëndësishme që edhe nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike

Ministrja e Arsimit, Nagavci së bashku me ministren e Ekonomisë, Rizvanolli përgjatë vizitës në shkollën "Faik Konica" ka thënë se është e rëndësishme që edhe nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike pasi japin kontribut edhe në vetëdijësimin e familjeve dhe bashkëmoshatarëve të tyre"

Pamje nga vizita në shkollën "Faik Konica"

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të martën kanë vizituar nxënësit e shkollës “Faik Konica”.

Gjatë kësaj vizite të dy ministret kanë bashkëbiseduar me nxënësit për kursimin e energjisë elektrike.

“I përgëzuam për fushatën e tyre për vetëdijësimin dhe kursimin e energjisë. Është shumë e rëndësishme që edhe nxënësit të jenë të kujdesshëm ndaj efiqiencës së energjisë dhe të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Sipas saj, fëmijët jo vetëm se kursejnë energjinë, por japin kontribut edhe në vetëdijësimin e familjeve dhe bashkëmoshatarëve të tyre.

“Aktivitete e nxënësve ishin të shumta e me rezultate konkrete tashmë. Jam e bindur se kreativiteti i nxënësve në të ardhmen do të sjellë rezultate edhe më të mëdha në inovacion”, ka vijuar tutje.

Ndër të tjera, Nagavci ka thënë se bashkë me ministren Rizvanolli do të vazhdojnë aktivitetet e vizitat në komunat tjera duke shpresuar që shembullin e nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës “Faik Konica” ta ndjekin të gjitha shkollat në Kosovë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika