Arrestohet gruaja që dyshohet se e rrahu për vdekje 67-vjeçaren në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se e ka arrestuar një të dyshuar për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit, të hënën.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kanë siguruar prova, të cilat vërtetojnë se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, gjë që kanë dërguar në vdekjen e viktimës.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndërkaq, bëhet e ditur se e ajo dyshohet për veprën “Vrasje e rëndë”, dhe është ndaluar për 48 orë.

“Në rastin konkret e njëjta, dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, përfundohet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndryshe, 67-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në fshatin Kuk të Dragashit, në mëngjesin e së hënës, dyshohet se ka qenë edhe më parë viktimë e dhunës në familje.

Prokuroria për vdekjen e 67-vjeçares në Dragash: Ajo më parë ishte viktimë e dhunës në familje

Këtë për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.

“Më datë 21.12.2022, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait, për veprën penale ‘Dhuna në familje’, përkatësisht për dhunë psikologjike ndaj viktimës, sepse viktima ka jetuar në shtëpinë e vëllait të saj”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), kurse rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Policia, po ashtu, ka bërë të ditur se për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës dhe se sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme të shumta shëndetësore, nuk ka qenë në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika