Katër të arrestuar nën dyshimin për organizim të skemave piramidale

Policia e Kosovës ka njoftuar se nën dyshimet për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, i ka shoqëruar katër persona në stacionin e policisë në Prizren

Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se në një lokal në Zhur të Prizrenit, kanë organizuar lojëra të fatit.

Raporti 24-orësh i Policisë bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valixhe me qipa për poker, letra të pokerit, 1 mijë e 700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë.

Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Zhur, Prizren 27.12.2022 – 02:15. Janë arrestuar katër të dyshuar, meshkuj kosovarë, për shkak se njësitë policore në një lokal, i cili kishte qenë i mbyllur i kanë hasur të dyshuarit, në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valixhe me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika