Bie nga lartësia, vdes punëtori në Shkabaj

Një punëtor ka vdekur të mërkurën, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia, ku si pasojë ka pësuar lëndime

Ilustrim

Një punëtor ka vdekur të mërkurën e 28 dhjetorit, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi, ku si pasojë ka pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj, ku vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Viktima nuk arriti t’i përballojë plagët e marra, teksa vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Portalin Dukagjini.

Ndërkaq, ajo ka shtuar se rasti po hetohet nga njësitë kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika