SBAShK-u propozon që të mos ketë kthim në grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka propozuar BSPK-së që të merret vendimi për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor, kjo pasi Ligji për paga pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit të ardhshëm

Fotoilustruese, publikuar nga SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) i ka propozuar Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të mbyllet greva, që ishte pezulluar më 1 tetor.

Pas takimin me kryetarë të nivelit komunal sindikal dhe universiteteve, SBASHK-u ka thënë se i është përmbushur kërkesa kryesore, pra ajo e miratimit të Ligjit për Paga.

“Duke u nisur nga fakti se Ligji i pagave është votuar nga Parlamenti dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurtin e vitit 2023 e që ishte kërkesë kryesore e SBASHK-ut, Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë dalë para kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve me propozimin që SBASHK-u t’i drejtohet BSPK-së që të merret vendim për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor 2022. Këtë propozim pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë aprovuar unanimisht pas diskutimeve që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje”, ka thënë SBAShK-u në një njoftim për media.

Ndryshe, punëtorët e sektorit publik dhe mësimdhënësit ishin në grevë nga fundi i gushtit deri më 1 tetor. Ata kërkonin nga 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Ndërkaq, në fund të dhjetorit është miratuar ky Ligj për Paga, i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2023.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika