Rama me biçikletë në kryeqytet, ‘Prishtina po frymon’

Kryetari i komunës së Prishtinës, del me biçikletë rrugëve të kryeqytetit, duke deklaruar se Prishtina po frymon dhe se po punojnë në lirimin e trafikut

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me stafin e Komunës së Prishtinës,  gjatë ditës së diel, kanë dalë për të shëtitur me biçikleta nëpër rrugët e kryeqytetit.

Këtë Rama, e ka bërë të ditur nëpërmjet postimit në rrjetin e tij social Facebook, i cili ka deklaruar se janë duke punuar për lirimin e trafikut në kryeqytet.

“Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ, biçikletën, për në mirën e ambientit  dhe shëndetit të të gjithëve”, ka shkruar Rama.

Në fund të shkrimit të tij kryetari i komunës së Prishtinës, dha moton se “Prishtina po frymon”.

Ai në postimin e tij gjithashtu inkurajoi edhe qytetarët duke iu bërë thirrje të dalin me biçikleta.

“Merre biçikletën e dil!’ E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biçiklave rreth e qark Unazës” ka shtuar Rama.

Ndryshe Komuna e Prishtinës mori vendim që të shtunën ta testojë shndërrimin e gjithë unzës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, madje kjo gjë vazhdoi edhe gjatë ditës së diel.

Testimi i unazës njëkahore shkakton kaos në Prishtinë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika