Studentët nisin protestën për bojkotimin e produkteve serbe me thirrjen “Duaje tënden”

Studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit, kanë filluar protestën me pankarta në duar "Ata barrikadojnë rrugët e ne produktet", "Duaje tënden", me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe

Me thirrjen “Bojkoto produktet serbe”, një grup studentësh nga Universiteti “Hasan Prishtina” përkatësisht nga Fakulteti i Edukimit, po marshojnë nga objekti i Fakultetit deri te Teatri Kombëtar.

Më plis në kokë e me pankarta “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët e ne produktet”, këta studentë po bëjnë thirrje që mos të blihen produktet serbe nga banorët e Kosovës.

FOTO: RTV Dukagjini

Sipas tyre, me blerjen e produkteve të tyre, serbët po forcojnë ushtrinë.

FOTO: RTV Dukagjini

Ndryshe, këtë protestë, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit, e kanë paralajmëruar me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

“Ky manifestim do të fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40, deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, e pastaj te teatri do të mbahet manifestimi deri në orën 13:00”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika