Kurti për barrikadat: Vetë i vunë e vetë i hoqën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të vitit 2022, ka organizuar pritjen e fundvitit me gazetarë, para të cilëve ka diskutuar edhe për fillimin e heqjes së barrikadave në veri

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e fundvitit me gazetarë, ka folur për situatën në veri.

Ai ka thënë se ata që vetë i vendosen barrikadat në veri të Mitrovicës, po ata janë duke i hequr ato tani.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera, krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” ka thënë Kurti, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Ai, tutje, i ka falënderuar gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, kritikat, vërejtjet dhe për sugjerimet që i kanë bërë.

“Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se “në këtë vit që po e lëmë pas, për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide, heqjen e TVSH-së, i falënderojmë”.

Ndërkaq, sipas tij, viti 2023 duhet të jetë vit i vetingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika