Ngrihet aktakuzë ndaj tetë personave për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave të përfshirë në sulmin në Graçanicë ndaj djalit të Nenad Rashiqit në shkurt të vitit të kaluar

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të premten se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të dyshuar për përfshirje në rrahjen e djalit të Nenad Rashiq, i cili aktualisht është duke mbajtur pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Në njoftim thuhet se aktakuza është ngritur edhe ndaj vetë djalit të Rashiqit, Nikolës për shkak të përfshirjes në rrahje.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: C.Z., L.K., B.Z., D.N.,M.J., D.R. dhe N.R.

“Sipas aktakuzës, më 22.02.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore ‘Miladin Miti ’, i pandehuri N.R., së bashku me të pandehurit e lartcekur (shokët e tij), pas disa provokimeve me fjalë të cilat i pranon nga një i mitur, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake, i mituri fillimisht e shtyn të pandehurin N.R., ndërkaq ky i fundit e godet me grusht në fytyrë dhe në këtë mënyrë fillon rrahja në mes të dy grupeve të të pandehurve, ku si rezultat i rrahjes, i pandehuri N.R., pëson lëndime të rënda trupore, ku me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja në rrahje’”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore gjatë rrahjes, i pandehuri M.R., e godet në fytyrë N.R., me mjet të fortë, ku si rezultat i goditjes N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore- me dëmtim të përhershëm të shëndetit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika