Osmani në Ditën e Veteranit: Sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve do të na shpërbejë për forcimin e shtetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranit ka vlerësuar sakrificën e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së, sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe gjithë vajzave e djemve të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranit ka vlerësuar sakrificën e dëshmorëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, ka shtuar se sakrifica e tyre do të shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë.

“Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund”, ka thënë Osmani.

Njashtu, Osmani ka kujtuar edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje.

“Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherësh paralajmërimin e lirisë sonë”, ka theksuar Osmani.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se sot i kujtojmë me respekt të gjithë djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë”, ka thënë Osmani, njofton Zyra e Presidencës.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika