Hovenier për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Njohja s’është e mundur tash

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për gazetarin Tim Judah, është shprehur skepktik për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, ai ka theksuar se tani për tani nuk është e mundur njohja reciproke mes të dyja vendeve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Gazetari i The Economist, Tim Judah, ka publikuar një artikull lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, i cili titullohet “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.

Ai ka intervistuar disa figura kyçe në mesin e politikanëve e aktivistëve që kanë impakt në zhvillimet politike, e një ndër ta është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur skeptik pas tensioneve të fundit në veri. Ai ka theksuar se tani për tani Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’”, rrëfen Judah, duke perifrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier, transmeton Portali Dukagjini.

Hovenier ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë hap i përkohshëm drejt njohjes mes këtyre dy vendeve, si vende të pavarura.

“Nëse e shihni këtë marrëveshje, këtë angazhim si një hap të përkohshëm drejt saj… ka mundësi reale”, ka thënë Hovenier.

Lidhur me këtë temë, Judah e ka pyetur edhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka vlerësuar se në 20 vitet e fundit, tensionet ndërmjet dy shteteve nuk kanë qenë asnjëherë më të larta.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika