Kurti lejon hyrjen e Patriarkut Porfirije në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë leje patriarkut serb Porfirije që të enjten ta vizitojë Kosovën

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar kërkesën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, që Patriarkut Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe, t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media ku thuhet se Patriarku Porfirije ka paralajmëruar vizitë në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

“Sot në mesditë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Nenad Rashiq, kërkoi nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse”, thuhet në njoftim.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, vijon njoftimi.

Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia, theksohet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

MPJD: Kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije s’është refuzuar

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika