Dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë, suspendohet mësuesi nga Vushtrria

Mësuesi nga komuna e Vushtrrisë është suspenduar nga puna, për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë

Ilustrim

Një mësues nga komuna e Vushtrrisë është suspenduar nga puna, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar kryetari i komunës, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se i dyshuari ishte mësimdhënës i shkollës fillorë të mesme të ulët “Anton Zako Çajupi”.

Ai ka shprehur zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.

“Ai është suspenduar me vendim të komisionit disiplinor, ndërsa tash po merret prokurori i çështjes në këtë rast. Mësuesi ka qenë në shkollën fillore të mesme të ulët “Anton Zako Çajupi”, në Vushtrri”, ka thënë Idrizi.

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë për Portalin Dukagjini se është ngritur aktakuzë ndaj një mësuesi nga Vushtrria, i cili dyshohet për ngacmim seksual dhe keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit, është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual””, ka thënë Preteni.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika