Ukraina raporton për luftime pak para të ashtuquajturit armëpushim nga Kremlini

Trupat ruse kanë vazhduar operacionet në zonat e Bahmutit dhe Limanit, kështu u raportua mëngjesin e 6 janarit nga forcat e armatosura ukrainase

Ilustrim

Trupat ruse kanë vazhduar operacionet e ofensivës në zonat e Bahmutit dhe Limanit, raportuan mëngjesin e 6 janarit forcat e armatosura ukrainase.

Njoftimi për luftime pak orë para të ashtuquajturit armëpushim prej 36 orësh të paralajmëruar nga Kremlini – që shpejt u hodh poshtë nga Kievi – gjatë festës së Krishtlindjes Ortodokse.

Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura tha se trupat ruse “po tentojnë të përmirësojnë pozicionin e tyre taktik” në disa zona përreth Bahmutit dhe Limanit, “por nuk po kanë sukses”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për një armëpushim duke nisur nga ora 10:00 më 6 janar deri në mesnatën e 7 janarit. Por, homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë këto thirrje, duke thënë se Rusia do ta përdorte këtë kohë për të përmirësuar pozicionin e saj në fushëbetejë.

“Çdokush në botë e di se si Kremlini përdor pauzën në luftë për të vazhduar me një fuqi të re”, tha Zelensky përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 5 janarit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Putin po “tenton të gjejë oksigjen” duke përdorur armëpushimin.

Armëpushimi i paralajmëruar nga Rusia u dënua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, që tha se armëpushimi “nuk sjell as liri apo siguri për banorët që çdo ditë jetojnë me frikë nën pushtimin rus”.

Putin shpalli armëpushimin në të njëjtën ditë që Berlini dhe Uashingtoni u zotuan për ndihmë shtesë ushtarake për Kievin  përfshirë makina të blinduara për këmbësorinë, Breadly dhe Marder. Po ashtu, SHBA-ja ka premtuar edhe sisteme të tjera kundërajrore Patriot.

Zyrtarët amerikanë thanë më 5 janar se paketa e re e ndihmës së Uashingtonit, që përfshin dhjetëra makina Bradley, është në total prej pothuajse 3 miliardë dollarësh. Kjo do të jetë paketa me vlerën më të lartë që Uashingtoni do t’i japë Ukrainës, që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti i vitit 2022.REL

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika