Konfiskohen armë e narkotikë në Drenas

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën e 7 janarit, tre personave u janë gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë, afro 46 fishekë dhe një sasi e substancave narkotike

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën e 7 janarit, ka sekuestruar në Drenas një thikë, afro pesëdhjetë fishekë dhe një sasi substancash narkotike.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rreth orës 02:00 të së shtunës, zyrtarët policorë të Drenasit kanë ndaluar një automjet, në të cilin, ishin tre persona. Siç bëhet e ditur, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar gjërat e lartcekura.

“Pas verifikimit të personave dhe kontrollit të tyre dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: -një armë të ftohtë (thikë), -46 fishekë dhe -një sasi të substancës narkotike. Po ashtu, nga policia është bërë edhe kontrolli i banesës së njërit prej personave të dyshuar, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, ku ndaj tyre është hapur rast për dy vepra penale.

“Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hap rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës, si dhe posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope, apo analoge”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika