Arrestohet një 32-vjeçar i dyshuar për përgatitjen e “sulmeve terroriste” në Gjermani

Policia dhe prokurorët dyshojnë se një shtetas iranian ka përgatitur një "sulm të motivuar nga islamizmi" duke përdorur ricinë dhe cianid. Nuk është vendosur ende nëse ai do të mbahet në arrest

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin Castrop-Rauxel të North Rhine-Westphalia, pasi dyshohet se kishte përgatitur një “sulm terrorist”.

Kështu është bërë e ditur nga policia dhe prokurorët gjermanë, në një deklaratë të përbashkët, shkruan DW.

Burri, i identifikuar si një iranian, “dyshohej se kishte përgatitur një akt të rëndë dhune që rrezikon shtetin me përdorimin e planifikuar të lëndës së rrezikshme cianid dhe ricinë për të kryer një sulm të motivuar nga islamizmi”.

Ricina është një armë biologjike shumë toksike.

Arrestimi dhe bastisjet nga njësitë speciale janë kryer gjatë natës së kaluar dhe këtë të diel në mëngjes.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në paraburgim së bashku me një person tjetër.

Nuk dihet se sa kanë përparuar planet e sulmit ose nëse një objektiv specifik tashmë është identifikuar.

Stafi i Institutit Robert Koch (RKI) ishte gjithashtu në vend si konsulentë për shkak të rreziqeve biologjike dhe kimike.

Sipas RKI-së, ricina shumë toksike është renditur si armë lufte nën seksionin “armë biologjike”.

Një zonë rreth vendbanimit të të dyshuarit u rrethua, ndërsa policia dhe punëtorët e shërbimeve të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes.

Agjencia e lajmeve Deutsche Presse-Agentur (dpa) raportoi se shumë punonjës të urgjencës mbanin kostume mbrojtëse ndërsa ishin vendosur atje, për shkak të rrezikut nga lëndët toksike.

Hetuesit deklaruan se “kërkimi shërben për të gjetur toksina përkatëse dhe prova të tjera”.

Ata bënë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në mbajtje.

Ende nuk është vendosur nëse 32-vjeçari do të çohet para gjykatës dhe do të mbahet nën arrest.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika