Britania e Madhe vendos sanksione ndaj Iranit pas ekzekutimit të një shtetasi britaniko-iranian

Kryeministri i MB-së, Rishi Sunak ka thënë se është "i tmerruar" nga ekzekutimi i Alireza Akbarit, i cili u arrestua në vitin 2019 dhe u akuzua për spiunazh. Ai u akuzua nga Irani se kishte marrë "qindra mijëra paund" për ofrimin e inteligjencës për Britaninë - pretendime që ai i ka mohuar

Alireza Akbari ishte ish-zëvendësministri i mbrojtjes së Iranit

Një shtetas britaniko-iranian është ekzekutuar në Iran pasi akuzohet për spiunazh për Britaninë e Madhe.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka thënë se ishte “i tmerruar” nga ekzekutimi i Alireza Akbarit, duke thënë: “Ky ishte një akt i pashpirt dhe frikacak, i kryer nga një regjim barbar pa respekt për të drejtat e njeriut të popullit të tij.

“Mendimet e mia janë me miqtë dhe familjen e Alirezës”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Sekretari i Jashtëm i MB-së, James Cleverly ka thënë se Irani ka ekzekutuar një shtetas britanik, dhe sipas tij, ky akt barbar “meriton dënim në termat më të ashpër të mundshëm”.

“Kjo nuk do të qëndrojë e pakundërshtueshme”, ka shtuar Cleverly.

Qeveria sanksionoi gjithashtu prokurorin e përgjithshëm të Iranit, Mohammad Jafar Montazeri, i cili ka thënë se ishte një nga figurat më të fuqishme në gjyqësorin iranian dhe ishte përgjegjës për procesin e gjykimit dhe përdorimin e dënimit me vdekje.

“Prokurori i Përgjithshëm është në qendër të përdorimit barbar të dënimit me vdekje nga Irani për qëllime politike”, ka thënë Cleverly.

“Sanksionimi i tij sot nënvizon neverinë tonë ndaj ekzekutimit të Alireza Akbarit dhe angazhimin tonë për të kërkuar llogari nga regjimi për shkeljet e tmerrshme të të drejtave të njeriut”, ka thënë tutje ai.

Sanksionet vendosin një ngrirje të aseteve dhe ndalim të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar për Montazeri.

Gjyqësori iranian pretendoi se Akbari, i cili ishte zëvendësministër i mbrojtjes nën ish-presidentin Mohammad Khatami deri në vitin 2001, ishte një “spiun kyç” për qeverinë britanike, raporton Sky News.

Ai ka thënë se inteligjenca iraniane demaskoi spiunin e supozuar të MI6 duke i dhënë informacion të rremë dhe e përshkroi atë si “një nga infiltruesit më të rëndësishëm të qendrave të ndjeshme dhe strategjike të vendit”.

‘I droguar dhe i torturuar’

Akbari kishte pretenduar se ishte torturuar dhe marrë droga që ndryshonin mendjen dhe e detyruan të rrëfejë krimet që nuk i ka kryer.

Agjencia iraniane e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin e vendit, ka postuar në Twitter se Akbari ishte varur. Nuk ka thënë se kur dhe ku ndodhi, mes thashethemeve se ai ishte ekzekutuar disa ditë më parë.

‘Ekzekutim i  motivuar politikisht’

Të premten, zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Vedant Patel ka thënë se “Akuzat kundër Alireza Akbarit dhe dënimi i tij me ekzekutim ishin të motivuara politikisht. Ekzekutimi i tij do të ishte i pandërgjegjshëm”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika