Kurti në Zvicër, pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që do të mbahet në Davos nga data 16-20 janar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet më 16 janar në Davos-Klosters, Zvicër.

Këtë për portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Po, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thotë Kryeziu.

Në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shefin e Stafit, Luan Dalipi, këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj, do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Takimi vjen derisa krizat e shumta po i thellojnë ndarjet dhe po e copëtojnë peizazhin gjeopolitik.

Lufta në Ukrainë dhe pasojat në ekonomi do të sundojnë edhe këtë herë, takimin në alpet zvicerane.

Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme, duke i hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës.

Çështjet që pritet të diskutohen janë krizat ekonomike, energjetike dhe ushqimore.

Programi i takimit të 53-të fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për t’i trajtuar sfidat më urgjente të botës.

Në takimin pesëditor që zhvillohet nën moton “Bashkëpunim në një botë të fragmentuar”, priten krerë nga 50 shtete të botës.

Mes tyre, edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Priten edhe presidentë të sapozgjedhur si presidenti koreano-jugor, Yoon Suk-yeol, ai kolumbian, Gustavo Petro dhe presidenti filipinas, Ferdinand Marcon Jr. Nga SHBA vjen  ngarkuari i presidentit Biden për klimën, John Kerry dhe e ngarkuara për tregtinë, Katherine Tai.

Nga Rusia nuk ka asnjë pjesëmarrës. Forumi i ndërpreu marrëdhëniet pas sulmit rus mbi Ukrainë.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet më 16-20 janar.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika