KPK-ja reagon ndaj deklaratave të Haxhiut, i quan të pavërteta

KPK-ja i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ministres Haxhiu për trajtimin e krimeve të luftës, duke thënë se "janë katër prokurorë të caktuar në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale". Sipas KPK-së, janë caktuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë e dy zyrtarë ligjorë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar pas deklaratave të ministres të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me “mosvullnetin e as interesin për trajtimin serioz të krimeve të luftës nga sistemi prokurorial i Kosovës me në krye ish-kryeprokurorin Lumezi”.

KPK-ja i ka quajtur të pavërteta këto deklarata, duke thënë se “Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar katër prokurorë në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Për të mbështetur këtë departament, po ashtu, janë caktuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy zyrtarë ligjorë”.

Sipas KPK-së, kjo është e dëshmuar lehtë pasi “me marrjen e mandatit të ish-kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë marrë veprime konkrete si: janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve, janë ngritur dhjetëra aktakuza, është përgatitur baza e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe është harmonizuar kjo databazë me atë të Policisë së Kosovës”.

Tutje, thuhet se me iniciativën e ish-kryeprokurorit Lumezi, është përgatitur dhe miratuar Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Këto dhe shumë veprime të tjera janë ndërmarrë dhe janë duke u ndërmarrë në baza ditore për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë.

Ndër të tjera, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se e vlerëson lart angazhimin dhe gatishmërinë profesionale të ish-kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke theksuar se “çfarëdo tendencë për të mos njohur të arriturat institucionale nënkupton margjinalizim të të arriturave shtetërore”.

Ndryshe, të hënën, ministrja Haxhiu ka thënë se kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e masakrës së Reçakut, është lajm i mirë për drejtësinë dhe Kosovën, sepse për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës.

Sipas saj, qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit të Kosovës.

Haxhiu ka theksuar është shumë e rëndë që misionet e instaluara në Kosovë, UNMIK e EULEX, sikurse edhe sistemi i drejtësisë, nuk kanë bërë sa duhet në drejtim të hetimit dhe gjykimit të shumë krimineleve të luftës, me qëllim që të sjellin drejtësi për qindra masakra në Kosovë e as për masakrën e Reçakut.

Haxhiu: Sistemi prokurorial në krye me Lumezin nuk kishte vullnet t’i trajtojë seriozisht krimet e Serbisë në Kosovë

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika