Ekskluzive, eprorët serbë që dyshohet se organizuan masakrën e Reçakut (Dokument)

Në një dokument që ekskluzivisht e ka siguruar RTV Dukagjini, përmenden emrat dhe pozitat e 13 eprorëve të lartë serbë që dyshohen si përgjegjës për organizimin e masakrës së Reçakut. Dokumenti i vitit 1998 për krijimin e stafit ministror për siç thuhet shtypjen e terrorizmit në Kosovë mbanë vulën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe nënshkrimin e ish-ministrit, Vlajko Stojiljkoviq. Për zbardhjen e masakrës së 45 civilëve në Reçak, për herë të parë është vënë në lëvizje edhe Prokuroria Speciale e Kosovës

37 automjete të blinduara, tytat e tankeve të kthyera në drejtim të fshatit, forca speciale të armatosura deri në dhëmbë. Nga stacioni në Ferizaj, për në Reçak u ftuan edhe policë në detyrë e rezervë.  Në hyrje të Shtimes nuk ishin parë kurrë më shumë forca. Vëzhguesit që hartuan planin ishin vendosur javë më parë në malet e Reçakut.

Të gjithë ishin nën komandën e shefit të Forcave Speciale të Policisë serbe, Goran Radosavljević, i njohur si “Guri”.

Kështu përshkruhet se nisi aksioni ku u masakruan 45 civilë shqiptarë, në aktgjykimin e Tribunalit të Hagës ku u dënua 27 vjet burgim Vlastimir Gjorgjeviq.

RTV Dukagjini ka arritur ta sigurojë një provë nga ky rast – konkretisht atë P57, që tregon me emra dhe mbiemra ata që dyshohet se e organizuan masakrën e Reçakut.

Dokumenti që mban datën 16 qershor 1998 është klasifikuar si sekret shtetëror nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Aty zyrtarizohet krijimi i stafit ministror për shtypjen e terrorizmit.

“Formohet një staf për shtypjen e terrorizmit në AP /krahinën autonome/ të Kosovës dhe Metohisë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë (në tekstin e mëtejmë: Stafi) me seli në Prishtinë”.

Hierarkia është kjo:

Gjeneral Major Sreten LUKIĆ, Shefi i Shtabit, (Foto)

David GAJIĆ, Zëvendës Shefi i Shtabit -,

Radoslav Dinoviq, ndihmës Shefi për Intervenime dhe Planifikim Operacional,

Milorad Luković, ndihmës Shefi për Operacione Speciale -, (Foto)

Živko Trajković, ndihmës Shefi për Njësitë Speciale Antiterroriste – Nënkolonel, (Foto)

Goran Radosavljeviq, ndihmës shefi për njësitë speciale të policisë – majori (Foto)

Milutin Vukoviq, ndihmës shef për njësitë e mekanizuara dhe mbështetje teknike,

Novica Zdravković, ndihmës shefi për çështje dhe informacione kriminale dhe operative –

Radovan Učurević, ndihmës shef për të huajt dhe çështjet e hordhisë, ,

Milorad Rajičić, ndihmës Shefi për Logjistikë – Këshilltar i Lartë,

Raško Milenković, Asistent i udhëhequr për analiza – Këshilltar,

Kapiten Milan Čanković, Shefi i Komunikimit

Dobrašin Krdzić, Shefi i Trupave Mjekësore – Inspektori i Lartë

Dokumenti mbanë nënshkrimin e ministrit të atëhershëm, Vlajko Stojiljkoviq.

 

Kjo është hierarkia e eprorëve që dyshohet se kanë përgjegjësi në planifikimin dhe organizimin e masakrës së Reçakut.

Pikërisht për masakrën e Reçakut, Prokuroria Speciale e Kosovës është vënë në lëvizje.

Duke u thirrur në dëshmitë e kohës, në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e Tribunalit të Hagës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për 18 persona serbë që dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Reçakut. Kjo është pohuar në përvjetorin e masakrës në Reçak nga Kryeministri.

Megjithatë Prokuroria Speciale nuk e ka konfirmuar këtë lajm, dhe nuk ka dhënë detaje se kush janë të dyshuarit për të cilët po kërkon të arrestohen.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika