Presidenca hesht për ambasadorin Martin Berishaj, PDK kërkon sqarime

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës rreth skandalit ku po dyshohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Këtë heshtje dhe mos shkarkimin e tij ende pas raportimit në media për afera korruptive, po e kritikojnë shoqëria civile e opozita. PDK-ja madje ka ngritur disa pyetje për Presidenten Osmani, përfshirë marrjen e shtetësisë së Kosovës nga Berishaj vetëm pak ditë para se të dekretohej ambasador

Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ajo që kishte vendosur për dekretimin e Martin Berishajt në pozitën e ambasadorit në Kroaci, nuk po e thotë asnjë fjalë për kërkesat tani për shkarkim të tij.

Ambasadori po dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, përfshirë shpëlarje parash.

Një ditë pas deklaratës së ministres Gërvalla, se nuk mund të shkarkohet Berishaj bazuar në spekulime, ani se në Prishtinë ka një hetim për të,  Zyra e Presidentes nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit Dukagjini për këtë çështje.

Të heshtur jo, por pa një përgjigje konkrete gjatë së martës, ishin edhe në Prokuroria Themelore në Prishtinë, aty ku vitin e kaluar u ngrit edhe një kallëzim penal kundër ambasadorit Berishaj,  për mos deklarim të pasurisë.

Në përgjigjen e tyre, thuhet se në këtë fazë të procedurës penale nuk mund të japim informata të tjera.

Prokuroria Themelore në Prishtinë  njofton lidhur me kallëzimin penal kundër M.B., në drejtim të veprës penale se “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të KPRK-së, se në këtë çështje penale janë duke u ndërmarrë veprime hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit”.

Mbylljen hermetike të dy liderëve shtetërorë dhe mos shkarkimin e Berishajt ende, partia më e madhe opozitare po e cilëson si dështim të institucioneve shtetërore.

“Tek Afera Martin Berishaj, shkarkimi nuk mjafton. Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës. Për më tepër, sot, më shumë se kurrë, Kryemininisti duhet t’u japë përgjigje një vargu të pyetjeve të cilat i kemi parashtruar tash e një vit. Si i është dhënë shtetësia Martin Berishajt brenda natës? Si e ka marrë certifikatën e sigurisë nga AKI? A janë përdorur 1 milion e 470 mijë euro për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo”, ka thënë Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së.

Pikëpyetje për dekretimin e Berishajt ka edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Ambasadori Martin Berishaj NUK ka mundur të dekretohet nga Presidentja Osmani pa verifikimin paraprak të sigurisë, e cila bëhet nga AKI. Nëse këto pretendime që i mveshen figurës së Ambasadorit konfirmohen si të vërteta, atëherë kjo vë në pikëpyetje integritetin dhe profesionalizmin e AKI-së e cila gjatë verifikimit paraprak të sigurisë ka dështuar të zbulojë një involvim kaq skandaloz të personalitetit në fjalë”, ka deklaruar ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla.

Por, mosshkakrimi i Berishajt, po vlerësohet se mund të ketë pasoja të shumëfishta negative për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“ Ky rast do ta dëmtoj imazhin politik të Kosovës, pasi do të dëshmohet se Kosova nuk ka asete të moralshme e profesionale që I vendos në këto pozita dhe e dyta do të dëshmohet se Kosova  ka e ka vështirë ti korrigjoj gabimet”, ka thënë analisti politik në vend Artan Muhaxhiri.

Gjatë muajit prill, mediat në Slloveni raportuan për përfshirje në shpërlarje parash të tani kryeministrit slloven Robert Golob, e që sipas po të njëjtave burime, ambasadori Martin Berishaj e kishte bërë transportimin e parave kesh nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika