Policia gjermane liroi Greta Thunbergun pasi mori vesh identitetin e saj

Aktivistja e klimës Greta Thunberg, u arrestua së bashku me aktivistë të tjerë të martën gjatë protestave kundër prishjes së një fshati për t'i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri, por u lirua pas një kontrolli identiteti, sipas policisë

Aktivistja Greta Thunberg gjatë protestës në Gjermani

Aktivistja e njohur Greta Thunberg, është liruar pak kohë pasi u arrestua nga policia e Gjermanisë të martën më 17 janar, teksa po merrte pjesë në një protestë kundër prishjes së planifikuar të një fshati, për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere të qymyrit.

Miniera ndodhet afërsisht 9 km në largësi të fshatit Lytzerat.

Sipas policisë, Thunberg dhe aktivistë të tjerë u paralajmëruan se do të largoheshin me forcë nëse nuk e lirojnë lokacionin për punime, dhe nëse ata nuk do të bashkëpunonin që të identifikoheshin.

“Greta Thunberg ishte pjesë e një grupi aktivistësh që u nis drejt skajit të minierës. Megjithatë, ajo u ndalua dhe u dërgua nga ne, së bashku me këtë grup, në një zonë ku nuk ka rrezik, dhe më pas ky grup u identifikua”, tha policia gjermane për Reuters, duke shtuar se një aktivist u hodh në minierë.

Thunberg u mor nga tre policë që e larguan nga skaji i minierës, ku paraprakisht kishte qëndruar e ulur së bashku me grupin e aktivistëve.

Oficerët e policisë arrestojnë aktivisten e klimës Greta Thunberg në ditën e një proteste kundër zgjerimit të minierës së linjitit të hapur Garzweiler të ndërmarrjes gjermane RWE në Luetzerath, në Gjermani, 17 janar 2023 që ka nxjerrë në pah tensionet mbi klimën e Gjermanisë politika gjatë një krize energjitike. REUTERS/Wolfgang Ratta

“Ne do të përdorim forcën për t’ju sjellë në kontrollin e identitetit, kështu që ju lutemi bashkëpunoni,” i tha një polic grupit, sipas pamjeve të Reuters.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika