Sancho rikthehet në stërvitje tek Unitedi

Jadon Sancho rikthehet në stërvitjet e Manchester United

Jadon Sancho

Mesfushori Jadon Sancho ka lënë prapa problemet fizike dhe tashmë është kthyer në stërvitje te Manchester Unitedi, ka bërë të ditur “The Sun” të mërkurën.

Sancho është rikuperuar plotësisht dhe se do të jetë nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag për ndeshjet e ardhshme.

Ai nuk ka luajtur prej muajit nëntor për shkak të lëndimit, pastaj telasheve fizike që i ka pasur gjatë tërë kësaj kohe.

Me kthimin e 22-vjeçarit, Unitedi do të jetë edhe më i fortë në fazën e sulmit për pjesën e mbetur të sezonit.

Sancho ka vetëm 14 ndeshje të luajtura për Unitedin këtë sezon në të gjitha garat, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.

United ka dy ndeshje jashtë fushe kundër Crystal Palace dhe Arsenal. Sancho mund të udhëtojë me skuadrën për t’u riintegruar në grup, edhe nëse nuk do të luajë.

Pas kësaj është ndeshja e parë gjysmëfinale e Carabao Cup jashtë në Nottingham Forest, me ndeshjen e radhës në shtëpi, ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Reading.

Aktualisht nuk ka imazhe të Sanchos të rikthehet në stërvitje me United që e ka mbajtur të fshehtë rikthimin e tij deri më tani.

Ai iu bashkua Unitedit në verën e vitit 2021 nga Borussia Dortmundi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika