Kuvendi mban seancë, diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten duke filluar në ora 10:00, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, ku me ndryshimet në këtë projektligj është propozuar që qytetarëve t'u lejohet tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve të Trustit

Salla e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të enjten duke filluar në ora 10:00, do të mbajë seancën e dytë për vitin 2023.

Në rend dite në mesin e shumë pikave do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Pikat tjera në rend dite

  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika