IHMK: Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë deri më 25 janar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim, më saktësisht deri më 25 janar

Reshje shiu në Prishtinë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) të premten e 20 janarit, ka treguar se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim më saktësisht deri më 25 janar të vitit 2023.

Ndër të tjera, IHMK ka deklaruar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

“Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit”.

“Reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri më:25/01/2023), të cilat, duke u bazar në situaten e vështërsuar hidrologjike, ku lumenjt kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje. Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasyshë reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së të publikuar në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika