Granit Xhaka nominohet për një çmim të rëndësishëm në Zvicër

Granit Xhaka është nominuar për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Kombëtares së Zvicrës në vitin 2022”. Ndërsa, ceremonia do të mbahet më 23 janar

Ilustrim

Futbollistët më të mirë zviceranë të vitit 2022 do të nderohen sërish në një ceremoni të përbashkët të organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit.

Ceremonia e “Nata e Futbollit Zviceran” pritet të mbahet të hënën, më 23 janar, në “Casino Bern”.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka njoftuar se trofeu i ri “Iconic” do t’u jepet fituesve për paraqitjet më të mira në vitin kalendarik 2022 në gjashtë kategori.

Mes të tjerash, në ceremoni do të ndahet çmimi për “Lojtarin më të mirë të Kombëtares së Zvicrës”.

Dhe, i nominuar për këtë çmim është edhe futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është edhe kapiten i “Helvetikëve”.

Ndërsa, Manuel Akanji dhe Yann Sommer janë dy futbollistët e tjerë të nominuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika