Statovci – Çitakut: Ambasadore e ndarjes

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar ndaj Vlora Çitakut duke e cilësuar këtë të fundit si “ambasadore e ndarjes”

Jeta Statovci, Vlora Çitaku (ilustrim)

“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. ‘Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës’, paska thënë Vlora”.

Kështu i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, duke shtuar se sa ishte ambasadore në Washington Citaku, ishte “për të ia cunguar kufijtë Kosovës.

“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora. E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkaur Statovci në Fcebook.

Çitaku kishte thënë se “Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm”.

E, Kosovën e pavarur sot sipas Çitakut presidentja Osmanu e ka trashëguar.

“Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm. Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e  ka trashëgu. Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë. Njerëzit e mëdhenj mirren me ide e kauza. Të vegjëlit mirren me njerëzit e tjerë”, kishte shkruar Citaku.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika