PDK kërkon dorëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti, pas arrestimit të nëntë zyrtarëve të Komunës së Lipjanit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, pas arrestimit të nëntë zyrtarëve të Komunës së Lipjanit, që po hetohen për dëmtim të buxhetit komunal përmes pranimit të punimeve në stadiumin e Magures, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se “në një nga tenderët e fituar nga një kompani, menaxher i kontratës është një prej të arrestuarve të djeshëm, për të cilin Imri Ahmeti, në kohën e qeverisjes qendrore të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje, ka ndikuar në emërimin e tij kryesues i bordit të KUR Prishtina, i cili më pas e ka avancuar djalin e Imri Ahmetit në pozitë brenda kësaj kompanie”.

“Po ashtu, disa prej zyrtarëve të arrestuar, kanë krijuar një zinxhir të korrupsionit në dhënien e lejeve ndërtimore. Ata bëjnë projektimet e objekteve ndërtimore, mbikëqyrjen, pranimin dhe legalizimin e tyre. Dhe nëse këta zyrtarë nuk e bëjnë projektimin, askush nuk mund të marrë leje ndërtimore në Komunën e Lipjanit”, vijon njoftimi.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se dorëheqja e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti “duhet të jetë para së gjithash obligim moral para të gjithë qytetarëve të Lipjanit, të cilët meritojnë të jenë të barabartë në marrjen e shërbimeve komunale dhe përfitimin nga investimet lokale”.

“Ne nuk do të ndalemi së denoncuari çdo shkelje të bërë nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, sa herë që kemi fakte dhe dëshmi. Dhe do t’ua rikujtojmë ato në vazhdimësi qytetarëve dhe organeve të rendit, derisa drejtësia të vihet në vend”.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika