Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Ditëve në vijim presim që të kemi mbështetje edhe më të mëdha

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë ditëve në vijim presin që të kenë mbështetje edhe më të mëdha për t'u përballur me vërshimet në këtë zonë, të cilat shkaktuan dëme të mëdha

Vërshimet në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve ka diskutuar për situatën aktuale të vërshimeve.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se Mitrovica është përballur me vërshimin e tre lumenjve të cilët kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, shifra e të cilave arrin miliona euro.

“Fatmirësisht nuk kemi pasur viktima, të gjitha familjet që kanë pasur nevojë për strehim janë strehuar, kanë përkujdesje e mbikëqyrje nga komuna. Po ashtu kanë shujta ditore dhe gjëra elementare për jetesë”, ka thënë kryetari Hamza.

Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve në Komunën e Mitrovicës

“Kryetari z. Hamza ka thënë se njerëz të vullnetit të mirë, donatorë dhe organizata bamirëse janë duke ndihmuar komunën me ndihma të konsiderueshme dhe ditët në vijim presim që të kemi mbështetje edhe më të mëdha”.

Mes të tjerash, në njoftimin e Komunës së Mitrovicës thuhet se kjo komunë do të qëndrojë pranë qytetarëve që janë prekur nga vërshimet, në mënyrë që ta tejkalojnë situatën me të cilën janë duke u ballafaquar dhe të rindërtojnë pronat private e ato publike.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika