Arrestohet një i burgosur maqedonas në Fushë-Kosovë, u arratis gjatë ditëve të pushimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se 28 vjeçari, T.B , është arrestuar në Fushë Kosovë, pasditen e së mërkurës dhe se i njëjti kërkohej edhe nga autoritetet maqedonase. Bëhet e ditur se PK po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Fushë Kosovë pasi i njëjti po kërkohej nga autoritetet maqedonase si shkak i shfrytëzimit të një pushimi të dhënë nga burgu ku po vuante dënimin.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka njoftuar se 28 vjeçari, T.B , është arrestuar në Fushë Kosovë, pasditen e së mërkurës.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës   19:30, nga njësitet policore të Fushë Kosovës, të arrestohet personi T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se zyrtarët policor të Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.

PK ka falenderuar qytetarët për kontributin dhe besimin e tyre të vazhdueshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika