Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj të ri çek, Petr Pavel, i cili u zgjodh president i ri i Republikës Çeke pasi mundi kundërshtarin e tij, Andrej Babis me mbi 57 për qind të votave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel.

Osmani duke e uruar atë për postin e ri ka deklaruar se mezi pret të bashkëpunojë me homologun e saj çek.

“Urime General Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i zhvilluar marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta. Ju uroj suksese derisa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ish-shefi i ushtrisë dhe zyrtari i lartë i NATO-s, Petr Pavel ka fituar zgjedhjet presidenciale të Republikës Çeke të shtunën me një zotim për ta mbajtur vendin të me një urë lidhëse me Perëndim dhe për të kapërcyer dallimet politike të shoqërisë.

Pavel mundi kundërshtarin e tij, miliarderin dhe ish-kryeministrin, Andrej Babis. Pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave, ai ka siguruar 57 për qind, krahasuar me 43 që ka fituar Babis.

Petr Pavel (l) dhe Andrej Babis dolën në krye nga shtatë burrat dhe një grua që ishin në raundin e parë për të zëvendësuar Milos Zeman.

Babis, i cili shërbeu si kryeministër midis 2017 dhe 2021 – pranoi humbjen në një fjalim para mbështetësve menjëherë pas shpalljes së rezultateve.

Ish gjenerali do të zëvendësojë Milos Zeman, mandati i dytë i të cilit përfundon në mars.

Pavel ka mbështetur mbajtjen e Republikës Çeke të ankoruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe ka dalë fuqishëm në favor të ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë.

Në të kundërt, Babis u detyrua të tërhiqej në fillim të kësaj jave pasi sugjeroi se nuk do të përmbushte detyrimet e vendit për të mbrojtur një anëtar tjetër të NATO-s nëse sulmohej.

“Unë dua paqe, nuk dua luftë”, ka thënë Babis gjatë një debati televiziv. “Në asnjë situatë nuk do t’i dërgoja fëmijët tanë apo fëmijët e grave tona në luftë”.

Në Republikën Çeke, roli i presidentit është një post kryesisht ceremonial, por ende me ndikim. Presidentët zgjedhin kryeministrat dhe shefat e bankave qendrore, si dhe kanë një fjalë në politikën e jashtme.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika