24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftërat e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pllaka përkujtimore e dëshmorëve

Janë bërë 24 vjet nga masakra në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftërat e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të këtij fshati.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Po ashtu, në këto data, kujtohen edhe të rënët e tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Aty heroikisht kanë dhënë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika