Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar tashmë lojtari më i ri në PSG

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka vendosur të mos qëndrojë në klub duke nënshkruar kontratë me skuadrën franceze Paris Saint-Germain

Milan Skriniar

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka nënshkruar kontratën si lojtar më i ri i klubit francez, Paris Saint-Germain, në transfertë të lirë për sezonin 2023/24.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, ekziston një marrëveshje e plotë për transferim të lirë, pasi klubet angleze nuk ishin kurrë afër nënshkrimit të Skriniar, ishte vetëm PSG.

Ndërkaq, PSG ka paraqitur një propozim për të parashikuar marrëveshjen në janar, por Interi e ka refuzuar, pasi kërkoi 20 milionë euro për Skriniar.

Bisedat do të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për janarin, por, nëse nuk ndodh, Skriniar do t’i bashkohet PSG-së në qershor pa pagesë.

Pra, ai tashmë mund të konsiderohet lojtar i ri i PSG-së duke filluar nga korriku 2023.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika