Vetëvendosje dorëzon në Kuvend 40 nënshkrimet për themelimin e komisionit për energji

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të procedojnë në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e komisionit hetimor për sektorin e energjisë. Ndryshe nga kërkesa opozitare, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje pritet që të mërkurën të procedojë në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e komisionit hetimor për energji, raporton Kosovapress.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se komisioni i propozuar nga ta do të jetë ndryshe nga ai i opozitës. Sipas saj, ky komision përveç pikave të kërkuara nga opozita, do të përfshijë hetimin e sektorit të energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në ditët e sotme.

“Do të prezantojmë propozimin tonë për zgjerim të spektrit të hetimit parlamentar, duke përfshirë edhe pikat që i ka propozuar tashmë opozita. Me dyzet nënshkrime të grupit parlamentar do të dorëzojmë këtë kërkesë që të mundësojmë formimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne jemi të interesuar në zbardhjen e të gjitha fakteve që lidhen me vendimmarrjen me sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale, dhe një propozim të tillë do të dorëzojmë (sot) në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë  ajo për KosovaPress.

Mimoza Kusari-Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Kusari theksoi se kërkesa e opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar në formën aktuale, është e pamundur të bëhet.

“Në formën e tillë tashmë është marrë interpretimi edhe nga administrata e Kuvendit. Në dy legjislatura të ndryshme ka ndodhur një situatë e ngjashme edhe në kohën kur kryetar Kuvendi ishte Kadri Veseli dhe në kohën kur kryetare e Kuvendit ishte Vjosa Osmani-Sadriu, dhe s’ka pasur mundësi të formimit të komisioneve hetimore parlamentare në momentin kur deputetët nga grupet parlamentare të opozitës janë të përfshirë në kërkesë”, ka shtuar Kusari-Lila.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, ka folur edhe për rastin e dyshimeve për një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj. Ajo ka thënë se opozita po bën lidhje fiktive mes krerëve të shtetit dhe atij skandali.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika