Mezzo-sopranoja me famë botërore: Akademia e Arteve në Prishtinë nuk më pranoi dy herë

Mezzo-sopranoja Flaka Goranci, zëri shqiptar që po depërton në skenat e njohura evropiane, paralajmëroi projekte të reja pas këngëve të publikuara nga albumi ‘La Femme’.

Në një bisedë me Edita Doli, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, Goranci tregoi se muzikën e këngës së publikuar së fundmi ‘The Speech of Love’, nga albumi ‘La Femme’, e ka shkruar vet ajo, si një dedikim për të gjithë njerëzit e kësaj bote.

Këngëtarja e operës, Flaka Goranci, këtë vit do të bëjë debutimin në rolin e MARIAa-s, një Opera Tango nga kompozitori legjendar Astor Piazzolla.

Në këtë bisedë, mezzo-sopranoja Flaka Goranci, ka folur edhe për vështirësitë që ka pasur në fillim të karrierës, por sot ndihet krenare që përfaqëson Kosovën nëpër botë.

“Unë kam filluar shumë e re në fushën e muzikës, fillimisht si pianiste më pas si këngëtare, për të vazhduar me paraqitje nga Kosova e Shqipëria nëper vendet evropiane dhe më gjerë. Ndihem shumë e lumtur që me paraqitjet e mia nëpër botë, prezantohem si mezzo-sopranoja, arstistja nga Kosova, pasi konsideroj se çdo artist është një lloj ambasadori për vendin e vet”, ka thënë Goranci.

Duke folur për zhvendosjen e saj nga Kosova për në Austri, artisja thotë se si synim ka pasur të studioj në Prishtinë, por që disa herë nuk është pranuar në Akademinë e Arteve.

“Qëllimi im nuk ka qenë të zhvendosem jashtë vendit, por që Akadamia e Arteve në Prishtinë nuk më pranoj për dy vitë në degën e solo këndimit. Vazhdova studimet në Shqipëri, nga Shqipëria në Tel Aviv dhe më pas në Austri, ku jam qe dhjetë vite. E them këtë për t’i dhënë leksion dikujt që mund t’a ketë rastin e njejtë. Duhet vetëm të vazhdohet ëndërra, sepse kur dëshira është e madhe edhe sukseset nuk do të mungojnë”, ka thënë Godanci, për Radio Dukagjini.

Mezzo-sopranoja Flaka Goranci, një këngëtare me suksese të mëdha në botë, e cila ka rikthyer në version tepër artistik, disa prej veprave më të mira të skenës së muzikës në Kosovë, është nënë e dy vajzave binjake dhe një grua e përkushtuar e familjes.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika