Ishte në kërkim të policisë, arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale “vjedhje e rëndë”

Një person është arrestuar të mërkurën e një shkurtit, pasi dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”

Ilustrim

Të mërkurën e një shkurtit, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person për të cilin Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë më 31 janar të vitit 2023, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e tij.

Përmes një komunikate për media, thuhet se në momentin e arrestimit në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale.

Ai dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 31.01.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur më 28.11.1984, banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që për një kohë të shkurtër të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika