Haradinaj: Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka ritheksuar marrëdhënien e veçantë midis Kosovës dhe SHBA-së.

Ai ka thënë se historia e Kosovës është e lavdishme, ashtu sikurse miqësia me SHBA-në.

“Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe miq të tjerë ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës. Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën”, shkroi ai.

Së fundmi, Haradinaj është takuar me senatorin Mike Rounds në Washtington.

Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se marrëdhënia bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje kanë përparuar falë angazhimit të miqve amerikanë.

“Një nga ata është senatori Mike Rounds, me të cilin ai zhvilloi sot një takim pune në Washington. Roli i senatorit si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është një ndihmë e madhe për të fuqizuar më tej këto dy fusha me rëndësi për Kosovën”.

Në takim, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e vendit të tij në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika