Komuna e Obiliqit voton dy rekomandime për Ministrinë e Financave

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, me dhjetë (10) vota pro dhe një (1) abstenim, u votuan dy rekomandimet për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve(MFPT)

Kuvendi Komunal i Obiliqit

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Obiqlit, me dhjetë vota pro dhe nq abstenim, janë votuar dy rekomandimet për Ministrinë Financave, punës dhe Transfereve (MFPT).

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunave, Xhafer Gashi, ku ka bërë të ditur dy rekomandimet për MFPT-në.

“Rekomandimi i parë; Komuna e Obiliqit është e gatshme për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronën e paluajtshme deri në 100 euro, duke rekomanduar MFPT-në që të na plotësoj me infrastrukturë ligjore.

Rekomandimi i dytë; Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ta pezullojë vendimin për Ri-vlersimin e pronave dhe qytetarët e Komunës së Obiliqit, të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç kanë paguar në vitin 2022”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal për vullnetin e tyre dhe angazhimin.

“Në fjalën time, kam falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal për vullnetin dhe angazhimin e tyre si dhe kam shprehur gatishmërinë në faljen e tatimit në pronë për qytetarët e Obiliqit si rezultat i gjendjes së rënduar ekonomike dhe inflacionin si dhe konsideroj se duke patur mundësi ligjore Ministria gjegjëse do has në mirëkuptim për rekomandimet e votuara nga Kuvendi i Obiliqit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika