ZPS-ja mirëpret vendimin e Apelit për Gucatin e Haradinajn

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, ka mirëpritur aktgjykimin e Apelit në Hagë në lidhje me çështjen kundër ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vendosur të enjten që të ulë dënimet për tre muaj, për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Këtë vendim, ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting mirëpriti vendimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, duke theksuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë.

“Unë e mirëpres aktgjykimin e sotëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara që përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe i dërgon një mesazh të qartë kujtdo që përfshihet në frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë”, ka thënë ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Kjo çështje gjyqësore lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin siç duhet të drejtësisë dhe çfarë është e nevojshme për ta bërë sundimin e ligjit realitet”, ka deklaruar Whiting.

“Dëshmitarët duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe shpagimi”, ka deklaruar tutje Whiting.

Dënimet e njësuara, sipas Apelit, do të jenë prej 4 vjetësh e tre muaj burgim.

Më 18 maj 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Që të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020 dhe koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënim.

Avokatët e Gucatit dhe Haradinaj menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë kishin apeluar vendim, duke thënë se presin zvogëlim të dënimit.

Haradinaj dhe Gucati u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë janë në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ata dyshohej se po atë vit, përmes disa konferencave për media, në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika