“Ju lutem ta falni këtë hipokrit”, Lushtaku i PDK-së publikon videon kur Kurti e krahasonte Erdoganin me Putinin

Deputeti, Mergim Lushatkau ka publikuar një video të kryeminsitrit, Albin Kurti, kur e krahasonte presidentin turk, Erdogan me presidentin rus, Vladimir Putin

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku (ilustrim)

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një video të kryeministrit, Albin Kurti.

Ku Kurti, kishte thënë para disa viteve se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është autokrat.

Ky reagim i Lushtakut erdhi pas vizitës së Kurtit në Turqi, ku është takuar me Erdoganin.

Lushtaku i është drejtuar presidentit turk, që ta falë Kurtin, pasi sipas tij është hipokrit.

“I nderuar President i shtetit mik të Turqisë, z. Erdogan, ju lutem që në emër të raporteve miqësore ndërshtetërore ta falni këtë hipokrit. Çünkü bu ikiyüzlülük yapmak için doğdu (sepse ka lindur për të qenë hipokrit)!”, ka shkruar Lushtaku.

Kurti në këtë video të publikuar nga Lushtaku dëgjohet duke e krahasuar Erdoganin me Viktor Orbanin, Vuçiqin, Gjukanoviqin, Putinin, Gruevskin.

“Nuk mund të them se Turqia është një vend demokratik, më shumë është një vend autokraci, por nuk është as dikatur. Dhe fatkeqësisht jetojmë në kohën kur autokracitë janë me modë, edhe Viktor Orban, edhe Putini edhe Gruevcki edhe Gjukanoviqi. Najshëm qysh po bëjnë edhe autokratët e tjerë në Ballkan dhe në Lindje përgjithësi. Prej Viktor Orbanit në Hungari, Vuçiqit në Serbi, Gjukanoviqit Mal të Zi, të Gruevski në Maqedoni, e deri të Erdogani në Turqi e Putini në Rusi ka një tendencë autokratike”, thotë Kurti në videon e publikuar nga Lushtaku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika