Trepça ’89 kërkon mosregjistrimin e ndeshjes me Feronikelin 74, paraqet ankesë në Komisionin e Garave të FFK-së

Foto ilustrim

Klubi i futbollit, Trepça ka njoftuar se pas ndeshjes kundër klubit Feronikel ka paraqitur ankesë në Komisionit të Garave të FFK-së.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka paraqitur ankesën drejtuar Komisionit të Garave të FFK-së, rreth ndeshjes së zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës regjistruar si 1/8 e finalës mes KF Feronikeli 74 – KF Trepça’89”, kështu ka njoftuar klubi nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Sipas njoftimit, në dokumentin e dërguar është paraqitur ankesa e dërguar me provat dhe nenet e bazuara në rregulloren e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ne afatin e parapare sipas Rregullores se Garave te FFK-se, nenit 62 paragrafi 1, klubi Trepça nga Mitrovica, kërkon nga Komisioni i Garave të mos e regjistrojë ndeshjen e zhvilluar për Kupën e Kosovës, e mbajtur të shtunën mes klubit Feronikeli 74 dhe Trepça’ 89 ne Drenas.

Pasi sipas tyre, ka dyshime të bazuara se në protokollin zyrtarë të prezantuar nga klubi Feronikeli, janë aktivizuar lojtarë që nuk janë të regjistruar konform rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Feronikeli 74 ka arritur ta mposht Trepçën ’89 në 1/8 e Kupës së Kosovës me rezultat 1-0. Por, rezultati i arritur në fushë mund të mos vlejë për skuadrën nga Drenasi, nëse merret parasysh ankesa drejtuar FFK-së nga ana e Trepçës ’89,

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika