Përfundon takimi Kurti-Lajçak-Hovenier

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ka pritur në drekë pune të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Takimit i ishte bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme

Dreka e punës, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tashmë ka përfunduar.

Këtij takimi i ishte bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet ta vizitojë edhe Serbinë, atje do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e fundit e Lajçakut në Kosovë ishte më 25 janar të këtij viti, kur u takua për një darkë pune me Kurtin dhe Bislimin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraprakisht është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim ishte ai i SHBA-së, Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.

Kurti në një deklaratë pas prezantimit të platformës për punësimin e të rinjve, ka theksuar se pas takimit do të tregojnë se cilat janë temat që do të diskutohen.

“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët që janë të akredituar këtu në Prishtinë, në orën 11:00”, ka thënë ai.

Një nga temat më të vështira me përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili po kërkohet me ngulm nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Në një intervistë emisari amerikan, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të themelohet përkundër që Kurti kundërshton.

Ai theksoi se Asociacioni vjen nga një marrëveshje ndërkombëtare dhe si e tillë e obligon Kosovën ta respektojë atë.

Ndërkaq, Kurti nuk është shprehur kundër themelimit por me gjashtë kushte.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika