Njihuni me Volkswagen Touaregun e ri, ky pritet të jetë çmimi i tij

VW Touareg është një SUV luksoz i shpejtë, i rehatshëm dhe i rafinuar që vjen i ngarkuar me teknologji të zgjuar

Volkswagen Touareg do të prezantojë modelin e ri të gjeneratës së tretë të SUV-it gjerman. Specifikat kryesore nuk pritet të kenë ndryshime nga modeli paraprak, por në të do të instalohet teknologjia më e re.

Touaregun

Dritat e veturës do të jenë më të theksuara ndërsa do të ketë një “kthesë” ndryshe në grilën e përparme.

Vetura do të ketë motorin e njëjtë 3.0-litërsh V6 benzinë me 335 kuajfuqi dhe një tjetër version të kombinuar në sistemin hibrid që ofron total 456 kuajfuqi.

Pritet të vijnë edhe modelet 3.0-litërsh me naftë me 228 dhe 282 kuajfuqi.

Të gjitha do të vijnë me opsionin për sistemin që tërheq me të katër rrotat. Çmimi i tij në treg pritet të jetë rreth 70 mijë euro.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika