Rusia vazhdon sulmet në lindje të Ukrainës, rritet frika për një ofensivë të re

Photograph: Marko Đurica/Reuters

“Forcat pushtuese ruse po vazhdojnë sulmet përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës”.

Kështu ka bërë të ditur ushtria e Kievit më 7 shkurt, teksa zyrtarët ukrainas kanë vazhduar të paralajmërojnë se Moska po përgatitet për një ofensivë të re në këtë rajon.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse ka kryer gjashtë sulme me raketa dhe 24 sulme ajrore, raporton The Guardian.

Po ashtu, ka thënë se ka pasur 75 sulme me artileri, përfshirë një ndaj një objektivi civil në rajonet lindore dhe juglindore të Harkivit, Donjeckut, Dnipropetrovskit dhe Hersonit.

Ushtria shtoi se ka pasur një numër të paspecifikuar të viktimave në mesin e civilëve.

Më vonë, Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake në Donjeck, raportoi se një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si rezultat i granatimeve gjatë natës në rajonin e Donjeckut.

Luftimet e reja vijnë pasi guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday, ka thënë se Rusia po dislokon përforcime në lindje të Ukrainës para një ofensive të re të mundshme.

“Po shohim shumë e më shumë rezervistë rusë që po dislokohen në drejtim tonin, ne po shohim se po sillen më shumë pajisje”, ka thënë Hayday për televizionin ukrainas më 6 shkurt.

“Ata po sjellin municion që përdoret ndryshe nga më herët – tani nuk ka granatime të vazhdueshme. Ata, ngadalë kanë filluar të ruajnë municionin, të bëhen gati për një ofensivë të shkallës së gjerë”, ka vijuar Hayday.

Inteligjenca britanike, në përditësimin ditor për luftën në Ukrainë ka theksuar se ushtria ruse ka të ngjarë që nga fillimi i janarit po përgatitet që të kryejë në ofensivë të madhe, me qëllim që të marrë kontrollin e pjesëve të Donjeckut, që kontrollohen nga Ukraina.

Megjithatë, forcat ruse kanë bërë përfitime të pakta në terren, pasi ata “kanë mungesë municionesh dhe njësi manovruese, që duhen për një ofensivë të suksesshme”, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase po luftojnë përpjekjet e trupave ruse që kanë rrethuar qytetin e Bahmutit dhe po tentojnë të thyejnë mbrojtjen e qytetit.

Për muaj të tërë, Rusia ka përqendruar përpjekjet e saj për të marrë Bahmutin, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika