Rusia pezullohet nga Agjencia e OKB-së për Turizëm Botëror, për shkak të sulmeve në Ukrainë

Rusia është pezulluar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror

Ilustrim

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror ka votuar për ta pezulluar Rusinë, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë.

Pjesa më e madhe e 160 vendeve anëtare të Agjencisë kanë përkrahur vendimin, por nuk dihet numri i saktë, shkruan REL.

Mocioni ka kërkuar dy të tretat e votave.

Para votimit për pezullim, Rusia ka bërë të ditur se po largohet nga agjencia.

“Statuset janë të qarta: promovimi i turizmit për paqe dhe respektim universal të të drejtave të njeriut. Vetëm vendet anëtare që respektojnë ato mund të jenë pjesë e Agjencisë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i këtij trupi, Zurab Pololikashvili.

Sipas tij, veprimet do të kenë gjithmonë pasoja.

“Paqja është e drejtë themelore e njeriut. E garantuar për të gjithë. Pa përjashtime”, ka thënë mes tjerash ai.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se vendimi është i motivuar politikisht, prandaj Rusia e konsideron jolegjitim.

“Është vlerësuar që votimi është nxitur nga propaganda antiruse”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se vendimi i Rusisë për t’u larguar nga Agjencia për Turizëm Botëror, nuk do të ndikojë në këtë sektor në Rusi.

“Sektori i turizmit, sidomos turizmi i brendshëm, do të vazhdojë të zhvillohet. Edhe mundësitë për turizëm të jashtëm janë të hapura, varësisht nga situata e konkurrencës dhe cilësia”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në një konferencë gjeopolitike në New Delhi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një fjalim në ”Raisina Dialogue”, në të cilin ka folur rreth agresionit të Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Evropës dhe një dështim strategjik i Rusisë.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian

Leyen thotë se kjo është arsyeja se pse i kanë vendosur Rusisë sanksione, që ta ndihmojnë Ukrainën të luftojë për lirinë e saj.

”Në Evropë, ne e shohim agresionin e Rusisë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë. Ne do të sigurohemi që agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar kundër Ukrainës do të jetë një dështim strategjik. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për lirinë e saj dhe për këtë shkak vendosëm menjëherë sanksione masive, të mprehta dhe efektive’’, ka thënë në fjalimin e saj, Leyen.

Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje edhe vendeve tjera anëtare të bashkësisë ndërkombëtare, të mbështesin përpjekjet e tyre për paqe të qëndrueshme, pasi duhet marrë parasysh se miqësia mes Rusisë dhe Kinës është mjaft e rrezikshme për Evropën dhe Azinë, pas pushtimit të Ukrainës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika