E vrau e më pas e dogji vëllain e tij për pronë, dënohet me burgim të përjetshëm rahovecasi

Një qytetar i Komunës së Rahovecit është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait të tij, të cilin pas vrasjes i ka djegur trupin për të fshirë gjurmët e krimit

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 8 shkurt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.K., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për dy vepra penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënim unik me burgim të përjetshëm.

“I pandehuri G.K., akuzohet se me datën 11 shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, për shkak të konflikteve që kishin mes tyre lidhur me pronën, i akuzuari G.K., me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij, B.K., ku me pas e ka djegur trupin e të ndjerit dhe mbetjet i ka hedhur në një vend deri tani të pa identifikuar, me qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit nga gjykata i pandehuri ka qenë i dënuar më parë edhe për vrasjen e bashkëshortes nga Gjykata e Lozanës, në Zvicër.

Ndërsa, gjykata nëpërmjet njoftimit ka bërë të ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika